Portugalia ka dërguar sot 108 ushtarë paqeruajtës në kuadër të KFOR-it, detyra e tyre është monitorimi i personave dhe zhvillimi i paqes në Kosovë.
Qëndrimi i tyre do të jetë gjashtëmujor dhe do t’i përmbahet rregullores së KFOR-it, njoftojnë mediat portugeze.
Këta ushtarë kanë marrë përsipër zonat e ndjeshme në Kosovë, ku do të bëjnë patrullimin dhe monitorimin e individëve në këto rajone.
Specializimi i tyre gjashtëmujor në vendlindjen e tyre ka përfunduar ditë më pare, ndërsa nisja për në Kosovë është bërë të mërkurën.
“Jam i lumtur kur mund ti shërbej popullit në Kosovë”, ka theksuar kapiteni Antonio Montiero, i cili ka marrë përsipër mbikëqyrjen e 106 ushtarëve portugezë.
Nga viti 1999, Portugalia ka pasur në Kosovë një kontingjent prej 300 ushtarësh në kuadër të KFOR-it. Ky shtet fqinj i Spanjës e ka njohur pavarësinë e Kosovës.