136 javë, 951 ditë, apo 22.828 orë ishin regjistruar vitin e kaluar në Zvicër nga prijtjet në trafik.
Shoqata e Transportit Rrugor (Astag) dhe shoqata SGV janë shfaqur sërish me kërkesat e tyre për zgjerimin e rrugëve.
Në rrugët nacionale të Zvicrës më shumë kilometra janë zgjatur sërish vitin e kaluar. 26.484 miliardë kilometra janë regjistruar vitin e kaluar, që nëse krahasohet me vitin paraprak, bëhet fjalë për një rritje prej 4.2 për qind, bën të ditur ASTRA.
Performanca e qarkullimit të automjeteve dhe mallrave u rrit me 0.1 për qind, në 1.545 miliardë kilometra.
ASTAG bën thirrje për një “zgjerim të shpejtë të synuar të infrastrukturës rrugore dhe një angazhim të qartë për zgjerimin e rrugëve nacionale.