Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka thënë se janë të gatshëm për Kampionatin Evropian dhe ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Mehmedi thotë se në Francë shkojnë për të pasur sukses. “Ne dëshirojmë të fitojmë dhe të kemi suksese”, ka thënë ai, transmeton “20min.ch”, duke shtuar: “Kjo është një shenjë se ndaj Shqipërisë do të jetë vështirë, por do të jemi të gatshëm”, thotë sulmuesi shqiptar.
Zvicra e fitoi miqësoren e fundit ndaj Moldavisë 2:1, duke iu falur sulmuesit shqiptar, i cili shënoi në minutën e 75-të. Zvicra dhe Shqipëria do të përballen më 11 qershor në Lens.