Kombëtarja zvicerane e femrave ka shënuar një sukses historik. Për herë të parë futbollistet zvicerane kualifikohen për një Kampionat Evropian.
Ekipi zviceran i futbollit të femrave do të marrë pjesë në vitin 2017 për herë të parë në një garë të Kampionatit Evropian. Zviceranët janë kualifikuar pas fitores 5:0 kundër Republikës Çeke. Në ndeshjen e gjashtë të kualifikimit, Zvicra festoi suksesin e tyre, duke siguruar pjesëmarrjen në Holandë vitin e ardhshëm.