Skip to content

Indiferentët…

Në mbrëmjen kushtuar 150 vjetorit te bashkimit të Italisë (integruar brënda Festivalit të Sanremos, më 17 shkurt 2011), pata fatin të përcjell me emocion të veçantë oratorinë e Roberto Benignit, që dukej sikur buronte nga Roma e Antikitetit, i cili me një mjeshtëri të veçantë zbërtheu përmbajtjen e hymnit italian, shpalosi muzikalitetin e gjuhës dhe […]

Në mbrëmjen kushtuar 150 vjetorit te bashkimit të Italisë (integruar brënda Festivalit të Sanremos, më 17 shkurt 2011), pata fatin të përcjell me emocion të veçantë oratorinë e Roberto Benignit, që dukej sikur buronte nga Roma e Antikitetit, i cili me një mjeshtëri të veçantë zbërtheu përmbajtjen e hymnit italian, shpalosi muzikalitetin e gjuhës dhe madhështinë e kulturës së vëndit të tij, duke e magjepsur auditorin me mesazhet e mëdha që përcolli… Ai hyri me kalë në skenë : një sarkazëm artistike kundrejt pompozitetit të « kavalierëve » e politikanëve të sotëm italianë e doli në mënyrëm më modeste, duke lënë nga pas madhështinë e atyre që sakrifikuan jetën me heroizëm e thjeshtësi për atdheun e tyre, Italinë. Për një moment e ëndërrova këtë skenë në Tiranën time, të plagosur aq pamëshirshëm në dinjitetin e saj; por e ëndërrova dhe e përcolla këtë përjetim edhe në Prishtinë…

Ëndërrova një mesazh të thjeshtë njërëzor, të dashur e njëkohësisht të qartë për popullin tim, për kulturën dhe historinë e lashtë të tij, për figurat madhështore që ka nxjerrë në shekuj, për sakrificat e tij qindravjeçare… Kërkova zërin e Nënë Terezës, zërin e Nolit të madh, Fishtës, Migjenit, Konicës e së fundi Qoses e Kadaresë…

Kërkova të gjej në brendinë e frazës « Fratelli d’Italia » gjurmët e atyre luftëtarëve shqiptarë që kanë luftuar krah për krah Garibaldit për lirinë e Italisë e bashkimin e saj ; kërkova ndihmë prej tyre për fatin e truallit tonë amë e luftën e pamëshirshme që vazhdojnë edhe sot fqinjët e tij të paskrupullt, së bashku me një « élite » politikanësh shqiptarë të etur për pushtet, të cilët po e gërryejnë edhe më tej truallin dhe ndërgjegjen tonë kombëtare; kërkova ndihmë për viktimat e pafajshme të janarit, për varfërinë e popullit tim, për ëndrrën tonë shekullore për liri e demokraci të vërtetë…

Klithma ime m’u duk e dobët e jehona që ajo la nga pas, në hapësirë, m’u duk e shurdhët, e vetmuar. Klithma ime e çveshi zërin tim nga muzikaliteti, nga notat e pentagramit, nga ëmbëlsia e tyre. Ajo ishte e vrazhdë, e ftohtë dhe njëkohësisht e dëshpëruar. Kërkoja zëra të tjerë, që t’i bashkoheshin zërit tim…Kur papritur, menjëherë pas largimit të Benignit nga skena, si nga një rastësi e bekur, dy protagonistët e tjerë të festivalit, Luca e Paolo, nisën të lexojnë fjalët e Antonio Gramshit, filozofit të shquar italian me origjinë shqiptare.

Të ishte vallë rastësi ajo që dëgjova, një përgjigje e flaktë ndaj klithjes, që papritur kishte marrë përgjigje, apo një domosdoshmëri që përcillej përtejbote si mesazh për të gjithë ne shqiptarët në këto momente ?!

E përktheva me një frymë këtë mesazh hyjnor, mbrritur në momentin e duhur dhe përcjellë në tribunen më të madhe të mbrëmjes së kaluar. E ndjeva se misioni im ishte ai i maratonomakut : ta përcjillja tek ju të gjithë, miqtë e mij…

Fragment i shkrimit të Antonio Gramshit në gjuhën shqipe: Indiferentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *