Përfaqësuesja kosovare në Frankfurt të Gjermanisë ka fituar kundër Ishujt Faroe me rezultat 2:0. Golat për Kosovën i shënuan Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani. Goli i parë ishte shënuar në minutën e 44-të përmes Albert Bunjakut. Ky ishte goli i tretë për Bunjakun për Kosovën, duke u bërë shënuesi më i mirë në histori deri më tani.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore dhe fitorja e parë e Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Për ta përkrahur ekipin nga Kosova kishin ardhur një numër i madh i bashkatdhetarëve.
Kjo reflektoi edhe te lojtarët kosovarë që u angazhuan nga minuta e parë e deri në fund.