Pasi që ditë më parë kishte ikur nga spitali psikiatrik ku po mbahej, në kantonin Aargau, një vrasës 22 vjeçar është kapur sot në Gjermani.
Ai ka ikur të shtunën e kaluar nga Klinika Psikiatrike Königsfelden në Windisch të Aargaut. Në atë klinikë ai po mbahej për vrasjen e kryer në vitin 2009 të një vajze atëbotë 17 vjeçare.
Zvicerani i ri tashmë e kishte përfunduar vuajtjen e dënimit por me kërkesën e prokurorisë për të rinj ishte vendosur në psikiatri pasi që vuante nga një rregullim mental, bën të ditur srf.ch.
Prokuroria i ka bërë Gjermanisë kërkesë për ekstradimin e personit të përmendur, por ende nuk dihet se kur do të bëhet ekstradimi.