Përfaqësuesja e Zvicrës ka vazhduar me rezultate jo të mira në miqësore. Kësaj radhe janë mundur nga Belgjika 1:2, shkruan albinfo.ch.
Vladimir Petkoviq kishte hedhur në fushë pesë futbollistë shqiptarë, Granit Xhakën, Valon Behrami, Xherdan Shaqirin, Blerim Xhemailin dhe Admir Mehmedin.
Ishte Xhemaili, ai i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 31-të, pas një aksioni të mirë të vendasve, derisa shumë shpejt kundërpërgjigjet me anë të Lukakus dhe në fund De Bruyne shënoi për fitoren e belgëve në këtë takim.
Shani Tarashaj hyri në minutën e 64-t, duke zëvendësuar sulmuesin shqiptar, Mehmedi.
Deri në ndeshjen e parë me Shqipërinë në Euro 2016, Zvicra do të luajë edhe një miqësore me 3 qershor ndaj Moldavisë.