Përgatitjet e Shqipërisë për Kampionatin Evropian po vazhdojnë, derisa ekipi më në fund është kompletuar, shkruan albinfo.ch.
Kështu dy futbollistët e Baselit, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji kanë mbërritur si kampionë të Zvicrës, pasi zhvilluan takimin me Grasshopper. Xhaka nuk është aktivizuar në këtë ndeshje, ndërsa Aliji është aktivizuar për 90 minuta.
Për 83 minuta është aktivizuar edhe Burim Kukeli me skuadrën e tij të Zurich, që edhe pse fitoi 3:1 me Vaduzin e Armando Sadikut, nuk arriti të qëndronte në ligën e parë të Zvicrës. Sadiku, ndërkohë nuk është aktivizuar, për arsye kontraktuale të klubit, derisa për Vaduzin golin e vetëm e realizoi Albion Avdijaj.
Për 90 minuta është aktivizuar edhe Ansi Agolli me skuadrën e tij Qarabag, që ka ngritur edhe trofeun e dytë sezonal, teksa ka mundur 1:0 në kohën shtesë në finalen e kupës Neftçi.