Me 30-31 maj, Ministria e Diasporēs në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë, GIZ, DIMAK, CIM dhe KDWV, organizojnë Konferencën dhe Panairin: Diaspora investimet dhe punësimi!
„Mundësi e mirë e promovimit të investimeve por edhe mundësi kontakti për punësim në kompanitë prezente nga diaspora“, deklaron ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati.
Për të gjithë të interesuarit, gjatë panairit të punës me datën 31 maj 2016, Ministria e Diasporës ka organizuar transport falas nga Prishtina deri në Hotel Emerald ku edhe mbahet panairi.
