Sipas një kumtesë të KFOR-it, trupat e NATO-s, të hënën, më 28 shkurt, do të shpërbëjnë Grupin Shumetnik të Luftës – Veri, ndërsa në vend të këtij formacioni në këto hapësira do të jenë të pranishme forca në kuadër të Forcës së Përbashkët Rajonale – Veri.
Ceremonia e shpërbërjes së Grupit Shumetnik të Luftës – Veri, do të bëhet në kampin Novosellë, në prani të komandantit të KFOR-it, gjeneralit, Erhard Buehler dhe komandantit të këtij gripi, kolonelit Bernard Roy.
Ndërkohë të gjitha operacionet e NATO-s në territorin e Kosovës, në të ardhmen, do të udhëhiqen nga shtabi kryesor në Prishtinë.
Këto ditë, KFOR është duke vazhduar me planet e paralajmëruara për reduktim trupash, duke mos u përzier në gjendjen politike dhe duke u fokusuar më shumë në aspektin e sigurisë. Ndërsa dje në Bruksel për këto tema kanë biseduar në selinë e NATO-s vendeve anëtare dhe vendeve të tjera që kontribuojnë në misionin e KFOR-it.