Zyrtarët britanikë vazhdojnë ta shikojnë Shqipërinë si një dele të zezë, të Evropës, prandaj janë shumë skeptikë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian. Derisa në Londër po vazhdon debati nëse Britania e Madhe duhet të qëndroj në BE apo jo, ministrja angleze e Mbrojtjes, Penny Mordaunt ka sulmuar Shqipërinë dhe vende të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e BE.
Sipas saj, vrasësit, terroristët dhe rrëmbyesit do të hyjnë më lirisht në Britaninë e Madhe nëse shtetit ishullor vazhdon të qëndrojë në BE, citon NOA një shkrim të BBC. Penny Mordaunt është një mbrojtëse e idesë se Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Evropian.
Ajo shtoi nëse vende si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nëse do të lejohen që të anëtarësohen në BE, Britania do të bëhet një vend më pak i sigurt.
“Një votë e çuar dëm në këtë referendum është një votë më shumë për të lejuar njerëzit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Turqia që të lëvizin lirshëm këtu kur ata t’i bashkohen BE-së së shpejti. Në shumë prej këtyre vendeve, kriminaliteti është në nivele të larta, kanë probleme me bandat dhe celulat terroriste”, tha ministrja Mordaunt.