Frangu zviceran është dobësuar pak ditëve të fundit kundrejt monedhës së përbashkët evropiane. Monedha e vendeve të BE-së është ngritur lartë kundrejt frangut deri 1.1123 franga për një euro.
Frangu mund të dobësohet edhe më tej ndaj euros. Sidomos për sektorin eksportit dhe turizmit do të jetë lajm i mirë. Që kur Banka Nacionale e Zvicrës e ka ngritur çmimin minimal euros ndaj frangut, 16 muaj më parë, shumë kompani janë duke luftuar për mbijetesë .
David Marmet, shef i ekonomisë në Zürcher Kantonalbank (ZKB) është habitur kryesisht nga dobësimin e frangut zviceran, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.
Arsyetimi për dobësimin e tanishëm qëndron ndoshta në faktin se tregjet nuk besojnë në referendumin e propozuar për anëtarësimin Britanisë në Bashkimin Evropian.
“Ne gjithashtu besojmë se Banka Nacionale përpiqet me ndërhyrjet monetare të dobësojë frangun. ”
Kursi mund të rritet edhe në ditët në vijim deri 1:12 ose 1:13, kështu thotë Marmet.