Në raundin e parë për Pacollin kanë votuar 54 deputetë, kundër kanë qenë 11, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme. Ndërsa në raundin e dytë nga 67 deputetë që kanë votuar, për Pacollin kanë votuar 58 deputetë, kundër kanë qenë shtatë, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme.
Ndërkohë PDK-ja kërkoi pauzë prej pesë minutave për konsulte. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi lejoi këtë pauzë, duke thënë se kjo është presion dhe shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës
Por, pauza e dhënë është zgjatur gati qe një orë. Ndërkohë pritet që deputetët të votojnë për raundin e tretë, ku për t’u zgjedhur Pacolli president nevojiten 61 votë e deputetëve.
Nëse nuk zgjidhet presidenti, atëherë, në bazë të Kushtetutës, ushtruesi i detyrës së presidentit duhet të shpall zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
LDK, Vetëvendosje dhe AAK e lëshuar seancën e Kuvendit, duke kundërshtuar të votojnë presidentin dhe qeverinë.