Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë biletat për ndeshjen miqësore Kosova – Ishujt Faroe janë vënë në shitje. Kjo është miqësorja e parë e Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Ndeshja do të zhvillohet më 3 qershor në Frankfurt të Gjermanisë nga ora 20:00, shkruan albinfo.ch.
Bileta më e lirë në stadiumin e Frankfurtit do të jetë 15 euro, ndërsa më e shtrenjta 30 euro. Kjo është një mundësi shumë e mirë për bashkatdhetarët që jetojnë në Perëndim për të parë nga afër Përfaqësuesen e Kosovës.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk pritet të bëjë shumë ndryshime për dallime nga herët e kaluara, derisa Kosova ende po pret se në cilin grup do të jetë për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”.