Zvicra zë vetëm vendin e 22-të në Evropë sa i përket shërbimeve administrative të kryera përmes internetit (E-Government). Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i bërë me porosi të Komisionit Evropian.
Adminsitrata zvicerane, sipas këtij hulumtimi ka bërë një përparim të madh brenda vetëm një viti (nga 32 % në vitin 2009 në 70% të shërbimeve online të kryera në viti 2010).
Mirëpo, në krahasim me mesataren në shtetet e BE-së ku kjo shkallë mbërrin në 82%, mesatarja zvicerane mbetet dukshëm mbrapa.
Përqindjen më të lartë të punëve administrative të kryera online e kanë Austria, Italia, Malta, Portugalia dhe Suedia. Ndërsa në fund të listës janë Greqia dhe Qiproja.