Granit Xhaka, gjithnjë e më afër Arsenalit. Tashmë është ‘goal.com’ që raporton se mesfushori prishtinas ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez, shkruan albinfo.ch.
Madje, sipas kësaj faqe, transferimi i tij do të ndodhë para Kampionatit Evropian. Arsenali pritet të paguajë rreth 45 milionë euro për futbollistin e Borussia Moenchengladbach.
Ai do të bëhet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran, pasi këtë rekord deri më tani e mban Gokhan Inler për 24 milionë euro.