Në një mbrëmje gala, tifozët e Stoke Cityt kanë zgjedhur më të mirit për sezonin që po lëmë pas. Në këtë mbrëmje janë shpërblyer disa lojtarë të kësaj skuadre, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Goli i tij ndaj Evertonit kur paraboloi portierin kundërshtar është vlerësuar më i miri, sipas tifozëve të kësaj skuadre, edhe pse Stoke City pësoi humbje 4:3.
Xhaqiri kaloi nga Interi për 17 milionë euro. Përkundër disa lëndimeve, ai është vlerësuar lart për sezonin e tij të parë në Angli.