Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) do të privojë nga pasaporta zvicerane ekstremistët e dyshuar për terrorizëm. Kjo do të jetë hera e parë që aplikohet ligji pas më shumë se 60 vjetësh.
Bëhet fjalë për një shtetas 19-vjeçar zvicerano-italian, me shtetësi të dyfishtë. Autoritetet dyshojnë se personi iu ka bashkuar një organizate terroriste në Siri.
Sipas ligjit të shtetësisë, një qytetari me shtetësi të dyfishtë i tërhiqet shtetësia zvicerane nëse sjellja e tyre bie ndesh me interesat apo ndikon negativisht në reputacionin e vendit.