Banka « Credit Suisse » ka shënuar një humbje në tremujorin e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për 302 milionë franga zvicerane, bën të ditur banka e dytë më e madhe zvicerane. Vitin e kaluar, « Credit Suisse » kishte bërë një fitim prej 1.05 miliardë franga zvicerane.
Shefi i « Credit Suisse » Tidjane Thiam tha se biznesi bankar mbeti i vështirë, edhe pse në mars dhe prill ishin parë shenjat e para të rimëkëmbjes.
Deri në fund të vitit 2016, « Credit Suisse » ka një plan të shkurtojë edhe 2000 vende pune, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shkurtimeve të planifikuara të punës që ishin rritur nga 4000 në 6000.