Pas pranimit në UEFA, Kosova po e pret pranimin edhe në FIFA. Kështu është shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në intervistat për mediat kosovare dhe ato të huaj, shkruan albinfo.ch.
Kosova ndodhet në rendin e ditës në pikën 15 për t’u pranuar ose jo, derisa drejtuesit e futbollit kosovar janë të bindur se nuk do të kenë pengesa për t’u pranuar.
Kosova u pranua në UEFA me 28 vota pro, aq sa kërkoheshin minimalisht, derisa 24 shtete votuan kundër dhe dy vota u shpallën të pavlefshme.