Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha se vendimi i Këshillit Drejtues është marr me konsensus.
Po ashtu, në këtë ndarje të posteve, PDK-së do t’i takojë posti i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.
Sipas Kuçit, gjatë ditëve në vijim PDK dhe AKR do të bisedojnë për ndarjen e dikastereve.
Ky vendim i PDK-së erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e cila kishte vendosur që AKR-së t’i takojë posti i presidentit.
Bisedimet ndërmjet dy forcave politike për koalicionin e ri qeverisës ishin vështirësuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme për ndarjen e posteve të larta shtetërore.
AKR-ja e Behgjet Pacollit këmbëngulte në postin e presidentit dhe disa ministri.
Në koalicionin e ardhshëm do jenë edhe minoritetet, si dhe Lista “Dr. Ibrahim Rugova”.