Infosesione për grante për organizatat e diasporës
0 Likes0 Share
Të nderuar, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) përmes programit ‘Promovimi i Shoqërisë Demokratike’ përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K), ka kënaqësinë të ju ftoj në prezantimin e skemës së granteve për organizatat e diasporës. Prezantimi do të mbahet më: Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme është përkrahja përmes granteve e organizatave […]
Të nderuar,
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) përmes programit ‘Promovimi i Shoqërisë Demokratike’ përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K), ka kënaqësinë të ju ftoj në prezantimin e skemës së granteve për organizatat e diasporës.
Prezantimi do të mbahet më:
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme është përkrahja përmes granteve e organizatave të shoqërisë civile në diasporë. Fushat të cilat përkrahen nga kjo skeme mbulojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik
të Kosovës.
Më konkretisht, fushat prioritare që përkrahen nga kjo skemë përfshijnë:
– Mediet dhe shoqëria civile e diasporës kontribuojnë në proceset e hartimit të politikave dhe të vendimmarrjes, të cilat pasqyrojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë;
dhe
– Përkrahja e nismave, përmes të cilave tentohet krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë.
Për më shumë informata rreth këtyre granteve klikoni në kete link ndërsa udhëzuesit për aplikim mund të shkarkohen në këtë link .