Futbollistët shqiptarë anembanë botës kanë uruar pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA, në Kongresin që u mbajt në Budapest të Hungarisë. Madje, edhe futbollistët shqiptarë që luajnë për Kombëtaret tjera kanë shkruar për pranimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Urime Kosovë nga zemra pranimi në UEFA”, shkroi Shaqiri, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës.
Granit Xhaka po ashtu ka shkruar për pranimin e Kosovës: “Urime Kosovë”. Gjithashtu edhe Valon Behrami ka reaguar, duke përgëzuar futbollin e Kosovës për thyerjen e izolimit.
Shkodran Mustafi, i cili luan për Kombëtaren e Gjermanisë, ka uruar Kosovën. “Urime Kosovë pranimin në #UEFA”, ka shkruar futbollisti në “Facebook”.