Me kërkesë nga adhuruesit G T Aktrimi rishfaq dramën “Rrugë për në Davos” me autor Avni Halimin dhe nën regji të Veton Ibrahimit. Pas prezantimit në turneun e shkurtit në disa qytete shqiptare (Kumanovë, Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj) kjo shfaqje që si temë trajton aktualitetet politike shqiptare rikthehet aty ku dhe u ndërtua, pra në Zvicër .
Organizimi i shfaqjes bëhet në bashkëpunim me grupin “Rinia” Spreitenbach.
Shfaqja jepet Me 07.05 .16, me fillim nga ora 19.00
Hyrja: 15.- sfr.
Adresa Zentrumsschopf Platanenweg, 8957 Spreitenbach.