Turqia ka kërkuar nga administrata e qytetit të Gjenevës që të heqë një fotografi nga një tablo e një ekspozite. Bëhet fjalë për fotografinë të cilën e ka realizuar fotografi nga Gjeneva, Demir Sönmez, me prejardhje kurde-armene, në vitin 2014, shkruan srf.ch. Në atë fotografi shihet një transparent në të cilin kërkohej përgjegjësi nga kryeministri i atëhershëm (e presidenti i sotëm) i Turqisë, Recep Tayyip Edogan për vrasjen e një të riu në një aksion proteste në Stamboll, transmeton albinfo.ch.
I riu në fjalë pati vdekur pasi që ishte qëlluar në kokë nga një bombë me gaz lotsjellës.
Ndërsa fotografia e përmendur është pjesë e një ekspozite prej 58 pamjesh që po mbahet para selisë së OKB-së në Gjenevë.
Autoritetet e Gjenevës kanë marrë kërkesën nga autoritetet turke dhe kanë premtuar se do të merren me të.