Rezultatet preliminare që i ka publikuar Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) tregojnë se zgjedhjet parlamentar në Serbi i ka fituar bindshëm, Partia Progresive e Serbisë (SNS) e kryeministri Aleksander Vuçiq me 56.2 për qind të votave, pasuar nga Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq me 10.9 për qind.
Pas këtyre partive, vjen Partia Radikale e Serbisë (SRS) e udhëhequr nga ultranacionalisti Vojsllav Sheshel me 7.7 për qind të votave. Këto rezultatet tregojnë se Sheshel nga Haga drejt në Parlamentin e Serbisë. Partia Demokratike (DS) ka marrë 5.7 për qind, ndërsa partitë tjera përfshirë edhe Liberldemokratët kanë mbetur nën 5 për qind.
Ndërkaq, në zgjedhjet lokale në Luginën e Preshevës, procesi ka ecur mbarë dhe sipas rezultateve të para, në Bujanoc ka fituar Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ndërsa në Preshevë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës. Derisa në Bujanoc PVD rikthehet pas 4 vitesh, në Preshevë mbetet partia e njëjtë në pushtet.