21-vjeçarja Estelle Bale, kampione bote në snowboard, vdiq nga një ortek në afërsi të kufirit francezo-italian.
Sportistja zvicerane kishte humbur jetën të martën në mëngjes, në qytetin Orsiere, duke filmuar video.
Me të ishte një snowboarder tjetër, i cili për fat të mirë nuk është kapur nga orteku.
Informacioni nga policia thotë se Bale ka veshur pajisjet e nevojshme të sigurisë, por ato nuk e kishin shpëtuar nga vdekja.