Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty Lang e uroi presidentin e Republikës Kosovës, Hashim Thaçi për detyrën e marrë si president i vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës në proceset vijuese. Ambasadorja helvetike u prit sot në Presidencë, nga Thaçi.
Presidenti kosovar e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. “Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi.
Për diasporën e madhe kosovare që jeton në Zvicër, presidenti Thaçi tha se “ajo është një urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve”.
Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi. Ky është takimi i parë i ambasadores lang me Hashim Thaçi si President.