Djaloshi nga Kosova që jeton e punon në Zvicër, Pajtim Mehmetaj është kualifikuar për në finalen e “Men Universe Europa 2016”. Modeli shqiptar i cili ishte renditur në dhjetë meshkujt më të bukur në “Miss & Mister Swiss Frankofone” është i lumtur për këtë sukses që ka arritur.
“Jam shumë i lumtur. Nuk kam besuar se do të jem pjesë e kësaj finale”, ka thënë ai për “albinfo.ch”.
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 14 maj në Bruksel, ndërkohë që të përzgjedhurit nga ky event do të marrin pjesë në spektaklin botëror i cili do të mbahet në Republikën Dominikane.
“Unë pres njëherë të kaloj sa më mirë këtu. Do të mësoj edhe më shumë gjëra të reja të cil
at ende nuk i njoh, pastaj presim selektimin e ri i cili na mundëson të marrim pjesë në spektaklin botëroë”, shprehet ai.
Pajtimi në këtë garë mban numrin 11, dhe votimin për të mund ta bëni këtu: http://www.pageantvote.net/pageants/627/contestants/4910
Pajtimi ka thënë për albinfo.ch se dëshira e tij është të jetë pjesë e ndonjë agjensioni me renome ndërkombëtare.
