Pothuajse një në dhjetë njerëz vuan në botë nga depresioni apo ankthi, thotë një studim i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Numri i pacientëve që nga viti 1990 është rritur fuqimisht. Kjo ka ndikuar në ekonominë botërore. Problemet e shëndetit mendor kanë shkaktuar kosto vjetore prej rreth një mijë miliardë frangash, përcjell albinfo.ch.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i thërret shtetet për të investuar më shumë para në trajtimin e çrregullimeve mendore. Për shkak se një dollar i investuar në trajtime të tilla, do të sillte një përfitim ekonomik prej katër dollarëve.