Në vazhdën e aktiviteteve të komunitetit shqiptar në Zvicër, pa dyshim se janë edhe defilimet e organizuara nga qytetet, si ajo e Cyrihut që organizohet këtë të diele në kuadër të festës së qytetit „Sächsilüüte“ dedikuar për fëmijë.
Tash e sa vjet Shkolla Shqiptare e Vallëzimit ( SH.SH.V ) „SHOTA“ në Zvicër, merr pjesë në paradën e fëmijëve në qytetin e Cyrihut, ndërsa këtë here falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Shoqërinë Kulturore – Artistike ( SH.K.A) „ DARDANIA“ nga Winterhuri, janë bashkuar dhe do të defilojnë së bashku edhe si herave tjera në festën e qytetit të Zürichut, e cila organitohet në kuadër të „ Sächsilüüte“,
Defillimi i fëmijëve fillon të dielen nga ora 14:00, kurse starti fillon nga ora 14:30 nga udhëkryqi: Fraumünsterstrasse dhe Börsenstrasse, prej nga nisen fëmijët e dy grupeve kulturore shqiptare me veshje dhe kostume kombëtare shqiptare, thuhet në njoftimin nga „Dardania“
Më poshtë po ju paraqesim edhe hartën dhe planin e festës dedikuar fëmijëve:
