Skuadra e Arsenalit vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Së fundi “Daily Mirror” shkruan se Arsenali është i gatshëm të japë 30 milionë euro për futbollistin shqiptar, përcjell albinfo. Xhaka është në top listën e kërkimeve nga Arsene Wenger dhe anglezët do të bëjnë gjithçka që Xhaka t’i bashkohet në verë.
Skuadra e Monchengladbach e vlerëson Xhakën me 40 milionë euro, por as kjo shumë nuk pritet të jetë shumë problem për londinezët, që në verë pritet të bëjnë disa përforcime, ndër ta edhe Xhaka.