Një vajzë nga Maqedonia ka përjetuar të dielën pasdite një tmerr të madh. Vajza ishte duke udhëtuar me një autobus në autostradën A8, në drejtim të Shtutgartit. Autobusi i stërmbushur me udhëtarë është ndalur për një pushim të shkurtër në parkimin e autostradës në Fuchsberg. Pas pushimit, udhëtarët kanë hipur sërish në autobus dhe vazhdojnë udhëtimin. Pasi që janë nisur, është vënë re që vajza e vogël, e cila udhëtonte bashkë më prindërit e saj, nuk ishte në autobus.
Vajza, e cila kishte mbetur në tokë, ishte e tronditur se si autobusi ishte nisur pa të. Një vozitës 35-vjeçar, i cili kaloi me veturën e tij nëpër autostradë, pasi që e sheh vajzën duke vrapuar pas autobusit, ndalet dhe e merr në përkujdesje deri sa të vijë policia, shkruan merkur.de, transmeton albinfo.ch.
Pas arritjes së policisë, në vendngjarje, kishte arritur edhe autobusi nga Maqedonia, kështu që prindërit përsëri e përqafuan vajzën e tyre. Pak pasi ishte nisur autobusi, prindërit e kishin vërejtur se vajza nuk gjendej me ta në autobus. Vozitësi i autobusit ishte kthyer menjëherë në daljen e parë të autostradës për në pushimore.
Familja nga Maqedonia e kishte falënderuar policinë gjermane, e posaçërisht vozitësin 35-vjeçar, i cili ishte përkujdesur për bijën e tyre, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit ishte shokuar nga ngjarja, pasi shumica e pjesëmarrësve në komunikacion e kishin injoruar vajzën, edhe pse e kishin parë duke vrapuar me lot në sy pas autobusit.
Prindërit nga Maqedonia e harrojnë vajzën në autostradën gjermane
0 Likes
0 Share
Një autobus nga Maqedonia, i cili po udhëtonte në drejtim të Gjermanisë, të dielën ka harruar pa qëllim një vajzë në pushimoren e autostradës në Fuchsberg