Ka përfunduar dje në Soloturn, pas tetë ditë aktiviteti, festivali i 46 i filmit “Ditët e filmit të Soloturnit”. Në një solemnitet të mbajtur në përmbyllje, është bërë ndarja e çmimeve të festivalit.
Jean-Stephäne Bron
Çmimin e jurisë “Prix de Soleure” e ka marrë filmi dokumentar në gjuhën frënge “Cleveland contre Wall Street” i regjisorit nga Lozana, Jean-Stephäne Bron. Ndërkaq çmimi i publikut ka shkuar në duart e regjisorit Paul Riniker për filmin e tij artistik në gjuhën gjermane, “Sommervögel” (Zogj vere).
Paul Riniker
Pas një numri filmash të suksesshëm dokumentar, ky ka qenë filmi i parë dhe i suksesshëm, artistik i regjisorit Riniker.
Festivali i sivjetmë është dalluar për frekuentim të mirë të publikut. Janë shitur 53000 bileta, që është për dy mijë m¨üe shumë krahasuar me festivalin e një viti më parë.