Një familje në Magure të Lipjanit është bërë me shtëpi të re falë shoqatës humanitare “Femrat shqiptare në Suedi”, me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, bëjnë të ditur mediat lokale, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për familjen 4 anëtarëshe të Halil Rrustemit, e cila deri më tani kishte jetuar në kushte shumë të vështira sociale.
Shtëpinë e kanë vizituar një ekip i shoqatës “Femrat shqiptare në Suedi.
Arta Krasniqi, Albina Latifaj, Kadrije Tahiraj, Iliriana Hasani, Lindita Bajrami, Mira Gerxhaliu, Labeota Shala-Abrashi dhe Edona Sejdija-Heta
Tashmë dorëzimi i çelësave të shtëpisë familjes Rrustemi do të bëhet nga kryetarit i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.