Pesë emigrantët, katër gra dhe një fëmijë u mbytën në Detin Egje, kur një stuhi me valë të mëdha përmbysi varkën e tyre, njoftoi të shtunën televizioni grek Skai, përcjell albinfo.ch.
Agjencia Evropiane për mbikëqyrjen e kufirit „Frontex“ dhe rojet greke bregdetare i ja përgjigjur incidentit të mbrëmshëm në afërsi të ishullit grek të Samos, në operacioni i cili arriti për të shpëtuar njërin prej emigrantëve.
Është e paqartë se sa njerëz ishin në anije që lundroi nga Turqia në ishujt grekë. Ky është i pari incident tragjik me emigrantët në ujërat e Detit Egje në disa javë.
Qendra Helenike për refugjatët më parë këtë javë njoftoi se ka pasur një rënie në numrin e emigrantëve që vijnë nga Turqia në ishujt grekë. Në mars, mesatarisht mbërritën 900 refugjatët në ditë, dhe të premten u bë e ditur se në 24 orët e fundit arritën 149 persona.