Natën e mbrëmshme, rreth orës 23 në Engadin një tren ka shkelur një ari të vogël i cili ka humbur jetën menjëherë, në vendin e ngjarjes. Siç njofton Policia Kantonale e Graubündenit bëhet fjalë për një ari të vogël, me peshë rreth 110 kilogramë, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Kufoma është dërguar në Universitetin e Bernës për të bërë hetimet e mëtutjeshme.
Policia po ashtu bën të ditur se që nga java e kaluar në shumë vende në këtë kanton është regjistruar prania e një ariu.
Duhet theksuar me këtë rast se në Zvicër prania ose paraqitja e arinjve përbën zakonisht një lajm me rëndësi, pasi që ekzistojnë fare pak të tillë, madje për një kohë ata konsideroheshin si të zhdukur.