Karateisti i klubit të Tetovës “Fati”, Doan Osmani ka fituar vendin e parë në turnirin “Swiss Open” të mbajtur bë Bazel të Zvicrës. Djaloshi nga Gostivari në kategorinë deri 76 kilogramë në konkurrencën e juniorëve është shpërblyer me medaljen e artë.
Këtë sukses Osmani e ka arritur pas tri fitoreve superiore duke e ngritur kështu formën e tij dhe duke paralajmëruar arritjen e sukseseve edhe më të mëdha.
Ky nuk është suksesi i parë për karateistin shqiptar. Ai ka shënuar arritje të shënuara edhe më herët në turniret tjera të karatesë në Bullgari, Kroaci e vende të tjera.