Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës SNB janë rritur me gati pesë miliardë franga në muajin mars. Rritja gjatë muajit të kaluar ka arsye të ndryshme – veçanërisht e rëndësishme është zhvillimi monetar.
Rezervat valutore të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) janë rritur me rreth 4.9 milionë franga zvicerane në mars në krahasim me muajin shkurt. Në veçanti, vlerësimi i euros kundrejt frangut zviceran ka të ngjarë të ketë shtuar vlerën e rezervave valutore në 575.8 miliardë franga deri në fund të marsit.
Stoku i përgjithshëm i rezervave (me përjashtim të arit) ka arritur në fund të muajit në 582.9 miliardë franga në krahasim me 577 miliardë sa ishin në muajin e kaluar, njoftoi të enjten SNB, përcjell albinfo.ch.
Euro, nga ana tjetër, muajin e kaluar kishte rritur vlerën në 1.0950 kundrejt frangut. Nëse dhe sa Banka Nacionale e Zvicrës ka ndërhyrë në tregun monetar, nuk është bërë e ditur.