Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi është përzgjedhur në formacionin e javës me skuadrën e tij të Kolorado Rapids
Pas një ndeshjeje të shkëlqyer që realizoi një javë më parë, Gashi qëndron në majën e sulmit së bashku me yllin brazilian Rikardo Kaka që luan tek skuadra e MLS.
Ky sukses i Gashit është përshëndetur edhe nga klubi, me një mesazh të shkruar në faqen zyrtare të klubit për sulmuesin kuq e zi.
‘”Urime Gashit që është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës”.
Gashi, gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua nga Bazeli në SHBA.
Edhe pse Gashi nuk ka provuar ende shijen e rrjetës me ekipin e tij në SHBA, ai është vlerësuar për pesë gjuajtjet në portë, 3 rastet e krijuara për gol dhe me rreth 90 për qind të pasimeve të sakta të topit.