Praktikisht i gjithë elektorati i SVP-së, gjysma e atij të FDP-së, një e treta e CVP-së dhe 12 % e SP-së kanë votuar pro iniciativës për “dëbimin e të huajve kriminelë”, në referendumin e 28 nëntorit të vitit që shkoi.
Këtë përfundim e ka nxjerrë një analizë e bërë nga instituti për hulumtimin e opinionit gfs-Bern në bashkëpunim me Universitetin e Bernës.
Ndërkaq, për kundërpropozimin, sipas gfs-Bern ka votuar me shumicë vetëm elektorati tradicional i qendrës. Votuesit e SP-së dhe të majtës në përgjithësi kishin qenë të përçarë rreth kundërpropozimit.
Ndërkaq, e djathta ka qenë kryesisht kompakte sa i përket votimit pro iniciativës dhe kundër kundërpropozimit.
Siç dihet tashmë, iniciativa është miratuar nga 53 për qind e zviceranëve që kanë marrë pjesë në votime.