Protestat paralajmëruara nga opozita janë përshkallëzuar sot në orët e pasdites. Nga ora 14:00 mijëra qytetarët janë mbledhur para selisë së kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha duke kërkuar largimin e tij.
Shumë shpejt kanë nisur edhe hedhjet e para të gjë sendeve në drejtim të policisë, ndërsa mediet në Shqipëri raportojnë se kreu I PS-së Edi Rama,ka thënë se nuk mund ta kontrollojë turmën.
Selia e Kryeministrisë ndërkohë, është e rrethuar nga një tre kordone policie të vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e gardës, të cilët e kanë rrethuar atë me tela me gjemba.
Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila nga ana e saj reagoi me shkopinj gome.
Medie të ndryshme të Tiranës raportojnë për 2 të vdekur dhe 26 të plagosur. 7 prej tyre janë pjesëtarë të policisë. Mirëpo mungojnë konfirmimet zyrtare.