Dionis Avdijaj ditë më parë shfaqi hapur dëshirën që të luajë për Kombëtaren shqiptare dhe të shtunën realizoi një gol dhe bëri dy asistime për skuadrën e tij, duke treguar se është në formë dhe shpreson që të ftohet nga Kuqezinjtë.
Sturm Graz fitoi 3:1 ndaj Grodig, derisa Avdijaj barazoi në minutën e 77-të, kurse në minutat shtesë ka dhuruar edhe dy asistime për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë.
Avdijaj është i huazuar në Sturm nga Schalke dhe ka një klauzolë 50 milionë euro.