Është rritur numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit mars të këtij viti.
Sipas një njoftimi të aeroportit, krahas rritjes prej 21.56% në krahasim me vitin e kaluar për muajin shkurt, numri i udhëtarëve ka vazhduar të rritet edhe gjatë marsit, duke arritur në 124,002.
“Gjatë marsit të vitit të kaluar ishin procesuar 101,721 udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 21.9% këtë vit. Paralelisht me numrin e udhëtarëve, është rritur edhe numri i fluturimeve për 15.3% në krahasim me marsin e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.