Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila e ka parë emailin ku ngrihen akuzat, firma Novartis ka konfirmuar se është duke e hetuar çështjen.
Dega turke e firmës „Novartis“ akuzohet mes të tjerash se përmes rryshfeteve ka shtuar ilaçe në formularët e barnave të miratuar për t’u dhënë me recetë në spitalet qeveritare..
Dërguesi anonim i emailit drejtuar ekzekutivëve të firmës Novartis tha se kompania i kishte paguar firmës konsulente turke Alp Aydin 290 mijë dollarë plus shpenzimeve të tjera gjatë vitit 2013 dhe 2014.
Më vonë, agjencia turke e Sigurimeve Shoqërore nisi një hetim rreth çështjes.
Novartis, e cila thotë se është e angazhuar për zbatimin e standardeve më të larta të etikës së biznesit, ka konfirmuar se firma Aydin kishte punuar për të si konsulente, por tani ky bashkëpunim është ndërprerë.
Gjigandi farmaceutik tha gjithashtu se po hetonte rreth akuzave se firma Aydin u kishte dhënë para zyrtarëve turq të shëndetësisë, transmeton albinfo.ch.
Të enjten Novartis ka mohuar akuzat. Kompania farmaceutike kishte sjell përfitime të biznesit në vlerë prej 85 milionë dollarësh.