Një azilkërkues 18 vjeçar nga Eritrea ka sulmuar një qytetare 25 vjeçare në afërsi të Stacionit kryesor Hekurudhor të Cyrihut, aty ku parkohen taksistët. Si viktimë e një sulmi me motive seksuale, 25 vjeçarja ka reaguar me panik dhe me frikë, gjë që ka nxitur reagimin e taksistit shqiptar që ndodhej në afërsi.
Shpejtim Zhegrova, ky është emri i shpëtimtarit, i alarmuar nga klithmat e gruas ka vrapuar dhe e ka kapur sulmuesin, tranmsmeton albinfo.ch. Atë e ka mbajtur deri në momentin kur ka ardhur policia.
I prezantuar nga televizioni Tele Zurich, Zhegrova ka thënë se nuk ka hezituar të veprojë dhe pranon se ky përjetim e ka shqetësuar, aq sa atë natë nuk kishte mundur të flinte. Edhe sot, disa ditë më pas, Shpejtimi thotë se nuk e ka përpunuar krejtësisht ngjarjen. «Nuk shihet çdo dite një gjë e tillë», thotë ai.
Ndërkohë edhe një zëdhënëse e policisë e konfirmon rastin. Ajo thotë se gruaja ishte e sulmuar me motive seksuale dhe se ajo ka pësuar lëndime në fytyrë. Zëdhënësja e çmon lartë veprimin e Shpejtimit, duke e quajtur atë akt të vërtetë të guximit qytetar.
Video:
http://www.telezueri.ch/62-show-zuerinews/9473-episode-donnerstag-31-maerz-2016#taxifahrer-stellen-sexgruesel