Një numër i madh organizatash humanitare të Zvicrës u janë drejtuar sot parlamentarëve të vendit me një apel që të mos shkurtojnë mjetet e destinuara për bashkëpunimin për zhvillim.
Siç dihet, Zvicra, ashtu si dhe shumë vende të perëndimit, ndan nga buxheti i saj një përqindje për vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim.
Këtë vit, parlamentarët kishin vendosur që nga 0.7% sa ka qenë deri tash, këtë ndihmë ta ulin në 0.4% të të hyrave kombëtare të Zvicrës.
Zvicra po kursen «në kurriz të më të varfërve», kanë kritikuar organizatat humanitare në fjalë. Në alarmin e përmendur të emërtuar si «Thirrje për zgjim kundër urisë dhe varfërisë» ato kërkojnë nga Zvicra që jo vetëm të ofrojë ndihma emergjente por të marrë pejsë aktive edhe në zhvillimin e vendeve në zhvillim.