Shqipëria ka fituar miqësoren e dytë ndaj Luksemburgutnë në kuadër të fazës përgatitore për finalet e Evropianit që do të nisin në qershor të këtij viti në Francë.
Shqipëria kalon në epërsi në minutën e 62-të me golin e Armando Sadikut ndërsa golin e dytë e ka shënuar Cikaleshit në minutën e 74-të.
Ndeshja është zhvilluar në Luksemburg, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar pa gola edhe pse futbollistët e Shqipërisë kishin shumë shanse por nuk arritën t‘i finalizojnë.
Skuadra e Luksemburgut ka luajtur me një lojtarë më pak për shkak të ndërhyrjes së palejueshme të portierit Jouberit, i cili ishte dënuar me karton të kuq.
http://www.dailymotion.com/video/x40q5u5_sokol-cikalleshi-goal-luxembourg-0-2-albania-29-03-2016-hd_sport