Mesfushori shqiptaro-zviceran, Valon Behrami, nuk do të luajë të martën me Zvicrën kundër Bosnjës në Cyrih.
Sipas ‘Blick’, futbollisti me origjinë nga Kosova thotë se është ftohur dhe kollitja e ka bërë të pamundur që Valoni të jetë pjesë e formacionit zviceran, përcjell albinfo.ch.
Edhe Xherdan Shaqiri do të mungojë për shkak të dëmtimin e tij në kofshë, prandaj është rikthyer në Stoke për rikuperim të mëtejshëm.
Zvicra ka humbur ndeshjen e fundit me Irlandën.